ABC NEWS

Mes aktrimit dhe pikturës, artisti autodidakt rrëfen takimin që i ndryshoi jetën: Shita të gjitha pikturat e mia

09:23 – 2 Mars, 2022

Ramë Beqiri ka një lidhje të veçantë me artin. Dashurinë për artin ai e ndan në dy kategori: teatër e pikturë. Fillimisht nisi të merrej me me aktrim. Për “Abc-ja e mëngjesit”, i riu nga Kosova tregoi se duke luajtur me grupin e teatrit në Ferizaj, arriti të ngjitej në skenën e disa teatrove në Zvicër, Gjermani dhe Holandë.

Tani po qëndron në Gjenevë, ku dhe është angazhuar në pikturë. Ai tregoi se gjatë kësaj kohe, në pamundësi për të qenë në teatër, nisi të bënte piktura derisa realizoi 30 të tilla në një kohë të shkurtër. Ai tregon se filloi ta merrte seriozisht pikturën pasi u takua me një biznesmen që bleu të gjitha pikturat e tij.

“Ka qenë e vështirë që të futesha në teatër dhe në pamundësi për të bërë teatër, fillova të pikturoj. Fillimisht nuk e dija nëse po bëja një gjë të mirë apo jo. Pas një kohe takoj një person, Antonion, që më dha shpresa. Shkova të nesërmen te shtëpia e tij dhe vendosëm pikturat.

Source: abcnews.al