Koha.net

16 Nëntor 2014 – 09:07

Loja me ngjyrën dhe formën veçon secilën pikturë të tij. Në banesën ku jeton, ka ndarë një dhomë enkas për t’ua bërë vendin më shumë se 300 pikturave të tilla. Me to kosovari Ramë Beqiri ka bërë emër në botën e artit në Zvicër.
Por ai nuk ka të kryer as edhe një ditë shkollë për pikturë. Ai është piktor autodidakt. Krejt çfarë hedh në pëlhurë rrjedh nga bota e tij e brendshme. Dashurinë për artin ai e ndan në dy kategori: teatër e pikturë. Por kjo dashuri i kishte shkaktuar telashe me familjen.

Si fëmijë do të qortohej nga familjarët që e këshillonin të rrinte sa më larg artit. Ai nuk ishte as 20 vjeç kur nisi lufta në Kosovë dhe vendosi të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asokohe kishte lënë anash pasionin për pikturën. Por me të përfunduar lufta, iu kthye pikturës e teatrit. Beqiri tashmë jeton në Gjenevë – vendi ku një pikturë e tij e mbërrin shifrën deri në 20 mijë euro.

(Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore).

© KOHA.net