Anna Frangu

Rama, përmes pikturës i dha liri më të madhe artit të tij.

Arti modern dallon shumë nga arti klasik, kjo vërehet lehtë edhe në stilin e autorit Ramë Beqiri.

Pikturat e Ramës janë piktura të stilit abstrakt, stil ky që e bën piktorin të fsheh udhët e mundësisë së interpretimit, por njëkohësisht edhe jep mundësi të pa fund të kuptimit të tyre.
Kjo veçori dëshmon se piktori komunikon me një gjuhë universale të artit pamor, I cili ekskluzivisht përmes komunikimit me ngjyra dhe forma të ndryshme, përcjell imazhe dhe mesazhe.
Rama përmes pikturës i dha liri më të madhe artit të tij, vetës, dhe ngjyrave, gjithmonë duke përquar emocion dhe efekt, më shumë se sa figurë dhe formë.

Ngjyrat të cilat krijojnë kontraste dhe harmoni komunikimi brenda hapësirës krijuese, janë karakteristikë e stilit të Ramës, ai nderton shqetësimin e ngjyrave që tek spektatori përcillet si një bukuri që flet.